Statistikat e transportit, Gusht 2018

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Gusht 2018 është 315 mijë ton, duke u rritur 5,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Në tetëmujorin 2018, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2.579 mijë ton, duke u ulur me 1,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.986 mijë  ton-kilometër, duke u ulur me 3,8 %  krahasuar me Gusht 2017.

Për tetëmujorin 2018, ky volum është 12.192 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 24,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vtit 2017.

Publikimi i radhës
Statistikat e transportit, Shtator 2018
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al