Statistikat e transportit, Korrik 2018

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Korrik 2018 është 323 mijë ton, duke u ulur me 13,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Në shtatëmujorin 2018, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2.264 mijë ton, duke u ulur me 2,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.906 mijë ton-kilometër, duke u rritur me
12,5 %, krahasuar me Korrik 2017.

Për shtatëmujorin 2018, ky volum është 10.206 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 27,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vtit 2017.

Publikimi i radhës
Statistikat e transportit, Gusht 2018
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al