Statistikat e transportit, Shkurt 2018

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Shkurt 2018 është 345 mijë ton, duke u rritur 25,6 %, krahasuar me Shkurt 2017.

Në dymujorin e parë 2018, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 646 mijë ton, duke u rritur me 31,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 661 mijë   ton - kilometër, duke u ulur me 48,7 % krahasuar me Shkurt 2017.

Për dymujorin e parë e 2018, ky volum është 1.422 mijë  ton- kilometër, duke u ulur me 27,4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Publikimi i radhës
Statistikat e transportit, Mars 2018
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al