Tregtia me pakicë

Indeksit i tregtisë me pakicë ka si qëllim të tregojë ecurinë e tregtisë të mallrave. Indeksi nuk mbulon veprimtari të tjera, të këtilla si sigurimi i shërbimeve etj. Indeksi përmbledh tërësinë e shumave të faturuara nga ndërmarrja gjatë periudhës së referencës, të cilat përkojnë me rishitjen e mallrave pa asnjë ndryshim tjetër. Të dhënat e mbledhura çdo muaj i referohen shitjeve të kryera, duke përjashtuar TVSH, duke përfshirë detyrimet dhe taksat e tjera të aplikuara mbi mallrat. Volumi i shitjeve paraqet vlerën e shitjeve, me çmime konstante, dhe është një indeks sasior. Volumi i indeksit mund të përllogaritet me çmimin aktual, dhe të deflatohet përmes aplikimit të deflatorëve të shitjeve.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Tregtia me Pakicë, T3 - 2017

Kalendari

DataStatistikaPeriudha
13-12-2017 Tregtia me PakicëT3-2017
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Qëllimi - Statistikat tremujore të Tregtisë me pakicë pranë ndërmarrjeve tregtare përshkruajnë ecurinë dhe zhvillimet më të fundit të treguesve ekonomik në njësitë e shitjes me pakicë dhe konsumit të popullatës në vend.

Baza ligjore të cilës i nënshtrohet metodologjia e prodhimi të treguesve të Tregtisë me Pakicë, është rregullorja e Këshillit Evropian numër 1165/98, 19 Maj 1998, e rishikuar,  mbi Statistikat Afatshkurtra.

Fusha e mbulimit - Bazuar në aktivitetin kryesor janë përfshirë në vrojtim:

  • ndërmarrjet e tregtisë me pakicë grupi 47-NVE Rev.2 (përjashto 47.79-4799)
  • tregtia me pakicë e hidrokarbureve grupi 473-NVE Rev. 2

Grupet janë vlerësuar në bazë të përqindjes që secili produkt ose mall ka zenë në shifrën gjithsej të afarizmit të realizuar nga ndërmarrjet. Për kodifikimin e produkteve është përdorur Nomenklatura e Produkteve (NP). Grupet kryesore të detajimit janë në përputhje me grupet përkuese në Indeksin e Çmimeve të Konsumit. Indekset krahasohen me periudhën bazë, 2010=100.

Peshat – Struktura e peshave në Tregtinë me Pakicë:

Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare të jo të specializuara dhe të specializuara 28,4%

Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara 44,1%

Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara 27,5%

Modeli - Kampioni i ndërmarrjeve është zgjedhur nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve, ku:

Kampioni për ndërmarjet me 1 - 4 të punësuar është marrë me zgjedhje, ndërsa ndërmarrjet me 5 e më shumë të punësuar janë anketuar tërësisht.

Mbledhja e informacionit - Nga të dhënat mblidhen direkt nga ndërmarrjet me anketues të cilët plotësojnë pyetësorin Anketa Tremujore pranë Ndërmarrjeve të Tregtisë.

Treguesit - Janë dhënë në formë indeksi, ndryshimi tremujor në përqindje, ndryshimi vjetor në përqindje me një vit referues bazë, aktualisht 2010=100. Të dhënat nuk paraqesin vlera absolute.

Indekset - Shprehin ndryshimin në kohë të një variabli të dhënë ose tërësi variablash. Indeksi i volumit është llogaritur me anë të metodës zinxhir të vlerësimit të volumit (chain-link volume mesure method). Për të eleminuar ndikimin e çmimeve, indekset deflatohen me indeksin e çmimeve të konsumit për periudhat përkatëse sipas grupeve përkuese.

Ndryshimi vjetor në përqindje - Mat ndryshimin në përqindje të treguesit ekonomik të tremujorit aktual ndaj tremujorit të njejtë të një viti më parë.

Ndryshimi tremujor në përqindje - Mat ndryshimin në përqindje të treguesit ekonomik të tremujorit aktual ndaj tremujorit paraardhës të të njejtit vit.

Rishikimi – Indekset mund të rishikohen për disa arsye: Informacion shtesë, ndryshime metodologjike ose rivlersime të koeficientëve të përdorur , etj.

Përkufizim i treguesit kryesor - Shifra e afarizmit përfshin shitjet  mujore gjithsej  që ndërmarrja realizon gjatë muajit nga  shitja e produkteve apo shërbimeve përjashtuar Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Përshtatja sezonale dhe kalendarike

Përshtatja sezonale dhe kalendarike në seritë mujore / tremujore të Tregtisë me pakicë u zbatua duke përdorur si software JDemetra+, versioni 2.1. Model i përzgjedhur për shpërbërjen e serive është X-12 Arima, nënspecifikimin X-13 në serinë kohore. Modeli X-12 Arima bazohet plotësisht mbi mesataren e lëvizëshme. Në serinë e të dhënave është zbatuar shpërbërja e shumëfishtë (multiplikative). Përshtatjet janë në drejtim të ndikimeve sezonale dhe kalendarike në pasqyrimin e statistikave tremujore. Për përshtatjet sezonale të serive është përdorur qasja direkte. Për përshtatjen kalendarike është përdorur specifikimi i ditëve tregtare dhe kalendari kombëtar, duke marrë në konsideratë si festat e palëvizshme dhe ato të lëvizshme.  Në përshtatjen sezonale janë analizuar edhe ngjarjet e veçanta (outlier) të ndodhura përgjatë harkut kohor të shtrirjes së serive.