Tregtia me Pakicë, T2 - 2014

N ë tremujorin e dytë 2014, indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë është rritur 4,2 %

Në tremujorin e dytë 2014, indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë është rritur 4,2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Ndërkaq, në grupin e Tregtisë me Pakicë pa përfshirë këtu Tregtimin me Pakicë të Hidrokarbureve ky indeks ka pësuar një rritje prej 4,3% kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.

Në këtë tremujor, në grupin "Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara", indeksi i volumit të shitjeve është rritur 16,9 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2013, duke dhënë kësisoj kontributin më të madh në këtë tremujor në indeksin e volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë

Publikimi i radhës
Tregtia me Pakicë, T3- 2014
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al