Tregtia me pakicë, T4 - 2013

Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë arriti 202,4 % në tremujorin e katërt 2013

Në tremujorin e katërt 2013, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë arriti 202,4 % kundrejt vitit bazë (2005=100). Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 0,5 % krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraardhës, dhe 9,9 % krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në këtë tremujor, në grupin "Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare të specializuara", indeksi i volumit të shitjeve është rritur 3,7 % krahasuar me të njejtin tremujor të vitit paraardhës. Në tremujorin e katërt 2013, në grupin "Tregtia, mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave", indeksi i volumit të shitjeve është rritur 0,35 % krahasuar me të njejtin tremujor të vitit 2012, dhe 4,1 % krahasuar me tremujorin paraardhës.

Publikimi i radhës
Tregtia me pakicë, T1- 2014
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al