Turizmi

Turizmi ndërthur disa aktivitete si shërbime të turistëve, kafe-restorante, njësi tregtare me pakicë, qendra kulturore etj.

Qëllimi i të dhënave të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj sipas mënyrës së udhëtimit (me det, ajër, tokë dhe pikave kufitare) është matja e disa treguesëve statistikorë që lidhen me turizmin.

 

Publikimi i radhës
Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri, Qershor 2019

Kalendari

DataStatistikaPeriudha
23-07-2019 Lëvizjet e ShtetasveQershor 2019
23-08-2019 Lëvizjet e ShtetasveKorrik 2019
24-09-2019 Lëvizjet e ShtetasveGusht 2019
23-10-2019 Lëvizjet e ShtetasveShtator 2019
31-10-2019 Turizmi në Familje2018
26-11-2019 Lëvizjet e ShtetasveTetor 2019
26-12-2019 Lëvizjet e Shtetasve Nëntor 2019
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Turizmi ndërthur disa aktivitete si shërbime të turistëve, kafe-restorante, njësi tregtare me pakicë, qendra kulturore etj.

Qëllimi i të dhënave të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj sipas mënyrës së udhëtimit (me det, ajër, tokë dhe pikave kufitare) është matja e disa treguesëve statistikorë që lidhen me turizmin.

Përkufizime

Hyrjet: Përfshijnë të gjitha hyrjet e personave në pikat kufitare (me ajër, det dhe tokë).

Hyrjet janë një koncept që i referohet të gjitha mbërritjeve. Një person që viziton disa vende njëkohësisht gjatë një viti llogaritet çdo herë si një hyrje e re.

 

Daljet: Përfshijnë të gjitha daljet e personave nga pikat kufitare (me ajër, det dhe tokë).

Daljet masin fluksin e shtetasve që lënë vendin e referencës. Një person që lë vendin e referencës disa herë gjatë një viti llogaritet çdo herë si një dalje e re.

 

Vizitor: Për qëllime të statistikave të turizmit, termi “vizitor” nënkupton “një person që udhëton në një vend të ndryshëm nga vendi ku ai banon, për një periudhë më pak se 12 muaj dhe qëllimi kryesor i këtij udhëtimi në vendin e vizituar nuk është ai i një veprimtarie fitimprurëse”.

Termi “vizitor”, për qëllime të statistikave dhe në përputhje me format e turizmit, klasifikohet më pas në dy kategori: “Turist” (vizitor me netë qëndrimi) dhe “Vizitor ditor”.

Turist quhet një vizitor i cili kalon të paktën një natë në një strukturë akomoduese në vendin që ai viziton.

Vizitor ditor quhet një vizitor i cili nuk kalon natën në një strukturë akomoduese në vendin që ai viziton.

 

Mjetet e transportit janë mjetet që përdor vizitori për të udhëtuar nga vendi i tij i rezidencës së zakonshme në vendet e vizituara.

Qëllimi i udhëtimit të vizitorëve dhe turistëve përfshin vizita për:

Qëllime personale të cilat grupohen në:

  1. Pushime, vizitë tek të afërm etj.;
  2. Trajtim shëndetësor;
  3. Qëllime fetare;
  4. Udhëtarë tranzit.

Kategoria e biznesit përfshin të gjitha bizneset dhe aktivitetet profesionale jashtë ambientit të zakonshëm.

Burimi i të dhënave: Të dhënat janë administrative dhe sigurohen nga Ministria e Punëve të Brendshme (Policia e Shtetit, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit).

Të dhënat janë paraprake dhe subjekt rishikimi të vazhdueshëm. Për më shumë referohuni: http://www.instat.gov.al/al/rreth-nesh/cilësia-statistikore.aspx/  Politika e revizionimit statistikor.

 Diferencat statistikore midis hyrje-daljeve të shtetasve shqiptarë apo të huaj vijnë kryesisht nga:

  • Ligjit 71/2016 “Për Kontrollin Kufitar”, neni 17 “Lehtësimi i verifikimeve Kufitare”, ku gjatë sezonit turistik apo fluksit të shtuar, në momentet e hyrjeve të shtetasve në kufi, nuk regjistron shtetasit në hyrje;
  • Procedurat lehtësuese që aplikohen për banorët e zonave kufitare të cilët kalojnë kufirin për arsye të aktivitetit të tyre tregtar, kur kalojnë disa herë brenda ditës, nuk regjistrohen në hyrje;
  • Dy-shtetësia që zotërojnë një pjesë e mirë e shqiptarëve (kryesisht emigrantët) të cilët në momentin e kalimit të kufirit mund të deklarojnë shtetësi të ndryshme në dalje, nga ajo në hyrje.