Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri, Prill 2018

Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Prill 2018, është 781.404. Krahasuar me Prill 2017, ky tregues rezulton me rritje 2,2 %.

Në Prill 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 351.610. Krahasuar me Prill 2017, ky numër është ulur me 2,2 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në katërmujorin e parë e 2018 është 1.028.498, duke u rritur me 7,0 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Në Prill 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka patur rritjen më të madhe me 41,9 %, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga Zvicra me 25,2 %.

Në katërmujorin e parë 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka patur rritjen më të madhe 33,0 %.

Publikimi i radhës
Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri, Maj 2018
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al