Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri, Shkurt 2018

Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Shkurt 2018 është 493.564, krahasuar me Shkurt 2017, ky tregues rezulton me rritje 6,3 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 190.531, krahasuar me Shkurt 2017, ky numër është rritur me 2,6 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në dymujorin e parë 2018 është 422.869, duke u rritur 18,0 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Në Shkurt 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka patur rritjen më të madhe me 19,2 %, ndërsa uljen më të madhe e ka patur Maqedonia me 14,3 %.

Publikimi i radhës
Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri, Mars 2018
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al