Anketa e Përdorimit të Kohës

Anketa e Përdorimin të Kohës (APK) ofron informacion të detajuar mbi mënyrën e shpenzimit të kohës nga individët. Ajo mundëson dhënien e informacionit mbi punën e papaguar, aktivitetet jashtë vendit të punës dhe çështjet që lidhen me përshtatjen e punës dhe jetës familjare. AKP synon të krijojë dhe të vendosë një traditë të re në kryerjen e vrojtimeve për përdorimin e kohës në nivel kombëtar në një perspektivë afatgjatë; të ndërtojë një grup treguesish standardë në mënyrë që të vlerësojë se si shqiptarët shpenzojnë kohën e tyre. Mënyra në të cilën këto zgjedhje ndikojnë në përdorimin e kohës kanë përdorime të rëndësishme për politikën, veçanërisht në fushat e punësimit, mbrojtjes sociale, kujdesit ndaj fëmijëve, tregut të punës, shëndetësisë dhe arsimit. Qëllimi kryesor i studimit shqiptar për përdorimin e kohës është që të zhvillojë vlerësime përfaqësuese në rang kombëtar për mënyrën se si e ndajnë njerëzit kohën e tyre për aktivitetet e ndryshme të jetës. Ky studim merret me përdorimin e kohës në Shqipëri për popullsinë 10 vjeç e lart.

Raporti i Cilësisë

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Studimi Shqiptar mbi Përdorimin e Kohës (SSHPK) aplikon udhëzimet e Eurostat-it për Studimet e Harmonizuara Europiane për Përdorimin e Kohës (HETUS). Në udhëzime janë përshkruar tërësisht konceptet e HETUS-it. Informacioni për përdorimin e kohës mblidhet nëpërmjet një ditari me intervale kohore fikse (10 minutëshe) në të cilin personat e intervistuar vetë-regjistrojnë përdorimin e kohës së tyre për dy ditë ditari të përzgjedhura në mënyrë të rastësishme. Në ditar regjistrohet një aktivitet kryesor, një aktivitet paralel ose i njëkohshëm, vendi ku kryhet aktiviteti, mjetet e transportit dhe prania e personave të tjerë. Personat që marrin pjesë në studim intervistohen disa ditë më parë ditëve të përzgjedhura për plotësimin e ditarëve, dhe i’u përgjigjen pyetjeve të dy pyetësorëve që lidhen me kushtet e njësisë ekonomike familjare dhe ato individuale. Metoda e HETUS-it është e dokumentuar me detaje nga Eurostat-i. Popullsia e synuar për Studimin Shqiptar mbi Përdorimin e Kohës përfshin të gjithë rezidentët në Shqipëri të moshës 10 vjeç e lart. Njësia e zgjedhjes është Njësia Ekonomike Familjare(NjEF) dhe të gjithë anëtarët e NjEF 10 vjeç e lart. Baza e zgjedhjes e përdorur për SSHPK-në bazohet në të dhënat përmbledhëse për zonat e numërimit nga CENSUS-i i vitit 2001. Ajo është stratifikuar (shtresëzuar) në katër zona (strata) gjeografike (Qëndrore, Bregdetare, Malore, dhe Tirana urbane). Kampioni është zgjedhur në mënyrë të pavarur në secilën stratë sipas një proçedure zgjedhjeje dy-hapëshe. 

 

 Baza ligjore

 

  • Ligji nr. 9180, datë 5.2.2004 "Për statistikat zyrtare, i ndryshuar”

 

Variablat kryesorë të Anketës së Përdorimit të Kohës:

 

  • Koha mesatare për aktivitetet e ndryshme

 

  • Raporti i individëve që kaluan disa kohë për për kryerjen e aktiviteteve

 

Përkufizime

Periudha e referencës është kohëzgjatja së cilës i referohet  vetë-regjistrimit  të përdorimit të kohës për dy ditë të përzgjedhura në mënyrë të rastësishme.

Një njësi ekonomike familjare (NjEF) i referohet një grupi personash ose një personi me lidhje gjaku ose jo të cilët banojnë së bashku në një banesë dhe që ndajnë një ekonomi pjesërisht ose plotësisht të përbashkët.

Kryefamijari është një person, që përcaktohet si i tillë për qëllimet e anketës (person që është pronar i banesës ose person i identifikuar si i tillë nga anëtarët e tjerë të NjEF). Nëse anëtarët e NjEF nuk e përcaktojnë vetë këtë person, normalisht do të jetë personi që kontribuon më shumë në të ardhurat totale të NjEF.

Individë  të përzgjedhur për intervistim është konsideruar çdo individ mbi moshën 10 vjeç.