Mbrojtja Sociale

Publikimi i të dhënave mbi Mbrojtjen Sociale përmbajnë të dhëna të detajuara për Pagesën e papunësisë, ndihmën ekonomike, Pensionet urbane dhe rurale  në skemën e sigurimeve shoqërore etj. Këto statistika synojnë vlerësim sasior dhe dinamik të zhvillimeve  dhe politikave sociale.

Raporti i Cilësisë

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Të dhënat administrative mbi Mbrojtjen Sociale përmbajnë të dhëna mbi ndihmën ekonomike, pagesën e papunësisë dhe pensionet  urbane dhe rurale.

Baza ligjore

  • Ligji Nr. 9180, datë 5.2.2004 "Për statistikat zyrtare", i ndryshuar;
  • Programi Kombëtar i Statistikave Zyrtare 2017-2021

Variablat kryesore të të dhënave administrative mbi Mbrojtjen Sociale grupohen në këto kategori:

  • Pagesa e papunësisë
  • Ndihma ekonomike
  • Pensione urbane dhe rurale në skemën e sigurimeve shoqërore etj.

Burimet për përditësimin e variablave

Burime administrative

  • Instituti i Sigurimeve Shoqërore
  • Shërbimi kombëtar i Punësimit
  • Shërbimi Social Shtetëror

Variablat që përditësohen janë:

  • Të dhënat mbi masen e pagesës së papunësisë
  • Të dhënat mbi masën e ndihmës ekonomike dhe numrit të familjve që e përfitojnë atë.
  • Të dhënat mbi masën e pensionit urban dhe rural dhe numrit të personave që e përfitojnë atë.

Përkufizime

Numri mesatar i kontribuesve - përfaqëson personat që kanë derdhur kontribut të sigurimeve shoqërore gjatë periudhës përkatëse. Shteti paguan kontribut për ushtarët, të papunët në pagese papunësie, personat në pagesë kalimtare nga sigurimi suplementar shtetëror dhe ushtarakët në reformë që përfitojnë nga sigurimi suplementar për ushtarakët.

Pensionet përcaktohen sipas Ligjit nr. 8932, datë 02.09.1998 "Për një ndryshim në Ligjin për Sigurimet Shoqërore" dhe ndryshojnë sipas zonave urbane apo rurale të vendbanimit.

Pensionet urbane përfshijnë:

- pensionet e mbartura të të gjitha kategorive, të caktuara sipas Ligjit nr. 4171, datë 13.09.1966 "Për Sigurimet Shoqërore Shtetërore në RPSSH", për personat që kanë qënë në marrëdhënie pune me shtetin;

- pensionet e të gjitha kategorive, të caktuara sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar.

Pensionet rurale përfshijnë:

- pensionet e mbartura të të gjitha kategorive, të caktuara sipas Ligjit nr. 4976, datë 29.06.1972 "Për Pensionet e Anëtarëve të Kooperativave Bujqësore";

- pensionet që plotësojnë kushtet e nenit 96 të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar.

Ndihma ekonomike

Është një ndihmë në kesh për familjet e varfra dhe shpërndahet çdo muaj. Ajo mund të jetë e pjesshme ose e plotë në varësi të të ardhurave të familjes. Shuma e ndihmës së pjesshme llogaritet si diferencë ndërmjet shumës së plotë të ndihmës ekonomike dhe të ardhurave reale të familjes.