Treguesit e Shëndetit Publik, 2017

Në vitin 2017, numri i vizitave gjithsej në shërbimin parësor është 7.942.742, mesatarisht 3 kontakte për person në vit. Numri i vizitave në konsultorin e fëmijëve, gjatë vitit 2017, është 929.330, ndërsa në konsultorin e gruas është 272.172. Ditët mesatare të qëndrimit të një pacienti në spital janë 5,4 gjatë vitit 2017 nga 5,3 ditë në vitin 2016. Ndërhyrjet kirurgjikale të kryera në spitalet publike janë 57.475 me një rritje prej 10,0 %.

Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al