Bilanci i energjisë elektrike, 2017

Gjatë vitit 2017, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 4,9 %.

Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike, gjatë 2017, është 4.525 GWh, nga 7.136 GWh energji të prodhuar në vitin 2016, duke shënuar rënie të prodhimit prej 36,6 %.

Me rënie të prodhimit të energjisë elektrike, për vitin 2017, kanë rezultuar të gjithë prodhuesit e energjisë, si hidrocentralet publike (-42,7 %) dhe hidrocentralet private dhe koncensionare (-21,3 %).

Rënia e prodhimit të energjisë elektrike, në vitin 2017, ka ndikuar në rritjen e importeve dhe rënien e eksporteve të energjisë elektrike. Importet bruto (energji në marrje) u rritën me 86,3 %, ndërsa sasia e eksporteve bruto (energji në dhënie) u ul me 73,9 %, krahasuar me vitin 2016.

Publikimi i radhës
Bilanci i energjisë elektrike, T1 - 2018
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al