Bilanci i Energjisë Elektrike, Tremujori II - 2018

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 1,6 %.

Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë pothuajse u dyfishua, duke arritur vlerën 2.707 GWh nga 1.424 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2017.

Ky prodhim i energjisë elektrike u realizua nga hidrocentralet publike në masën 66,3 % të prodhimit neto vendas dhe nga hidrocentralet private dhe koncensionare që realizuan 33,7 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al