Llogaritë Ekonomike të Mjedisit

Llogaritë ekonomike mjedisore janë një sistem shumë dimensional të dhënash të cilat përshkruajnë situatën e sektorit mjedisor në Shqipëri si dhe ekonominë e saj. Ato funksionojnë si sistem satelitor i Llogarive Kombëtare, duke paraqitur informacione fizike dhe ekonomike të lidhura me mjedisin, në industri, sektorin publik dhe familjet. Llogaritë ekonomike janë të ndarë në dy fusha kryesore  Llogaritë fizike mjedisore, Llogaritë monetare mjedisore.

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Të dhënat Ekonomike në Mjedis janë të rëndësishme për të kuptuar situatën e sektorit të Mjedisit në Shqipëri si dhe ekonomin e saj. Këto të dhëna mund të përdoren  për të analizuar dhe vlerësuar instrumentet e ndryshëm  ekonomike lidhur me mjedisin. Objektivi strategjik është prodhimi i indikatorëve mbi Llogaritë Ekonomike në Mjedis (LL.E.M) në përputhje me standardet ndërkombëtare. Llogaritë ekonomike janë të ndarë në dy fusha kryesore  Llogaritë fizike mjedisore, Llogaritë monetare mjedisore

 

Baza ligjore

  • Ligji Nr. 9180, datë 5.2.2004 "Për statistikat zyrtare", i ndryshuar;
  • Vendim i Kuvendit të Shqipërisë nr. 10/2017, datë 9.2.2017 "Për miratimin e Programit të Statistikave Zyrtare 2017-2021";

Variablat kryesore të Llogarive Ekonomike në Mjedis janë:

  • Llogarite Monetare Mjedisore:
    1. Shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit dhe të ardhurat
    2. Taksat Mjedisore
    3. Të mirat dhe shërbimet në mjedis

  • Llogarite Fizike ne Mjedis:
    1. Llogaritë e emetimeve në ajër dhe në ujë
    2. Llogaritë fizike në mjedis
    3. Llogaritë rrjedhëse fizike të energjisë

 

Burime administrative

Burimi i informacionit janë të dhënat administrative të grumbulluara nga:

  • Ministria e Mjedisit
  • Ministra e Bujqësisë
  • Ministria e Financës
  • Agjencia Kombëtare e Mjedisit
  • Ministria e Energjetikës dhe Industrisë
  • Agjencia kombëtare e burimeve natyrore (AKBN).

 

 

Burime statistikore

 

  • Vrojtimi Vjetor në Bujqësi
  • Anketa e Mbetjeve të ngurta Urbane