Njoftim për Media - Mbetjet e ngurta urbane në Shqipëri, 2015

Mbetjet e ngurta urbane të menaxhuara me fonde publike kanë patur trend në rritje ndër vite, shpjeguar kjo ndër të tjera me sjelljen shoqërore të banorëve si refleksion i ndryshimeve në mënyrën e jetesës së tyre. Në vitin 2015 rezulton të jenë menaxhuar rreth 1,4 milion  ton mbetje, në vitin 2014 rreth 1,2 milion ton dhe në vitin 2013 sasia e mbetjeve të menaxhuar me fonde publike ishte 950 mijë ton.

Sasia vjetore e mbetjeve të gjeneruara për banor në shkallë vendi ka patur trend në rritje përkatësisht me: 396 kg/banor në vitin 2015, në 355 kg/banor në vitin 2014 dhe 321 kg/banor në vitin 2013

Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al