Tregtia e Jashtme 2009-2013

Gjatë periudhës 5-vjeçare (2009-2013) vihet re që trendi ka qënë në rritje për eksportet, ndërsa për importet ka qënë me luhatje (ulje dhe ngritje). Ndërsa në vitin 2009 pati rënie të ritmit vjetor të eksporteve, në katër vitet pasuese trendi ishte në kah rritës. Gjatë kësaj periudhe vërehet një rritje mesatare vjetore e eksporteve me 25,1 %. Në rastin e importeve, përveç ritmit vjetor rënës të vitit 2009, rishfaqet një ritëm rënës që prej vitit 2012, ndërsa në vitet 2010-2011 importet njohën rritje. Për periudhën 2009-2013, rritja mesatare vjetore është 3,6 %. Gjatë kësaj periudhe defiçiti tregtar është përmirësuar, duke shënuar ulje mesatare vjetore me 3,4 %

Publikimi i radhës
Tregtia e Jashtme, 2010-2014
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al