Tregtia e Jashtme, Korrik 2014

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 24 mld lekë, duke shënuar një rritje me 0,1% krahasuar me Korrik 2013 dhe një rënie me 10,2% në krahasim me Qershor 2014 .

Në muajin Korrik 2014 eksporti i mallrave arriti vlerën 23 mld lekë, duke u ulur me 5,7% në krahasim me Korrik 2013 dhe duke u rritur me 1,9% në krahasim me Qershor 2014. Rënie më të madhe vjetore ka patur në eksportet e grupeve: "Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi" me 32,1%, "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" me 25,0% dhe "Prodhime druri dhe letre" me 19,3%. Rritje më të madhe vjetore pati eksporti i grupit "Materiale ndërtimi dhe metale" me 17,3%.

Në muajin Korrik 2014 importi i mallrave arriti vlerën  47 mld lekë, duke u ulur me 2,8% në krahasim me Korrik 2013 dhe 4,7% në krahasim me Qershor 2014.

Publikimi i radhës
Tregtia e Jashtme, Gusht 2014
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al