Tregtia e Jashtme, Nëntor 2014

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 26 mld lekë, duke shënuar një rritje me 10,5 % krahasuar me Nëntor 2013.

Në muajin Nëntor 2014 eksportet e mallrave arritën vlerën 21 mld lekë, duke u rritur me 1,2 % në krahasim me Nëntor 2013 dhe duke u ulur me 4,6 % në krahasim me Tetor 2014. Rritje më të madhe vjetore kanë patur eksportet e grupeve: "Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi" me 30,9 %, "Ushqime, pije, duhan" me 26,0 % dhe "Tekstile dhe këpucë" me 14,6 %. Rënie më të madhe vjetore patën eksportet e grupit "Lëkurët dhe artikujt prej tyre" me 24,3 %.

Në muajin Nëntor 2014 importet e mallrave arritën vlerën 48 mld lekë, duke u rritur me 6,1 % në krahasim me Nëntor 2013 dhe duke u ulur me 9,1 % në krahasim me Tetor 2014. Rritje më të madhe vjetore kanë patur importet e grupeve: "Materiale ndërtimi dhe metale" me 26,0 %, "Prodhime druri dhe letre" me 20,0 % dhe "Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi" me 13,1 %. Rënie më të madhe vjetore patën importet e grupit "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" me 10,7 %.

Publikimi i radhës
Tregtia e Jashtme, Dhjetor 2014
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al