Tregtia e Jashtme, Prill 2014

Defiçiti tregtar në muajin Prill pati një rritje me 1,8% krahasuar me Prill 2013.

Në muajin Prill 2014 eksporti i mallrave arriti vlerën 23 mld lekë, duke u rritur me 10,3% në krahasim me Prill 2013 dhe 6,6% në krahasim me Mars 2014.

Rritje më të madhe vjetore ka patur në eksportet e grupeve: "Prodhime druri dhe letre" me 46,3%,  "Produkte kimike dhe plastike" me 33,9% dhe "Tekstile dhe këpucë" me 28,9%. Ulje më të madhe vjetore pati eksporti i grupit "Materiale ndërtimi dhe metale" me 19,6%.

Në muajin Prill 2014 importi i mallrave arriti vlerën  44 mld lekë, duke u rritur me 6% në krahasim me Prill 2013 dhe 3,6% në krahasim me Mars 2014. Rritje më të madhe vjetore ka patur në importet e grupeve: "Materiale ndërtimi dhe metale" me 38,3%,  "Lëkurë dhe artikujt prej tyre" me 37,4% dhe "Tekstile dhe këpucë" me 25%. Ulje më të madhe vjetore pati importi i grupit: "Ushqime, pije, duhan" me 14,5%.

Publikimi i radhës
Tregtia e Jashtme, Maj 2014
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al