Tregtia e Jashtme, Qershor 2014

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 26 mld lekë, duke shënuar një rritje me 27,5 % krahasuar me Qershor 2013.

Në muajin Qershor 2014 eksporti i mallrave arriti vlerën 22 mld lekë, duke u rritur me 8,2 % në krahasim me Qershor 2013 dhe ulur 11,3 % në krahasim me Maj 2014.

Rritje më të madhe vjetore ka patur në eksportet e grupeve: "Tekstile dhe këpucë" me 24,1 %, "Materiale ndërtimi dhe metale" me 23,9 % dhe "Produkte kimike dhe plastike" me 14,1 %. Ulje më të madhe vjetore pati eksporti i grupit "Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi" me 23,7 %.

Në muajin Qershor 2014 importi i mallrave arriti vlerën 49 mld lekë, duke u rritur me 17,9 % në krahasim me Qershor 2013 dhe 1,4 % në krahasim me Maj 2014.

Publikimi i radhës
Tregtia e Jashtme, Korrik 2014
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al