Tregtia e Jashtme, Shkurt 2014

Defiçiti tregtar i muajit shkurt është 19 mld lekë

Në Shkurt 2014 eksporti i mallrave arriti vlerën 20 mld lekë, duke u rritur me 27,8% në krahasim me Shkurt  2013, dhe 13,6% në krahasim me Janar 2014. Rritje më të ndjeshme kanë patur eksportet e grupeve: "Prodhime druri dhe letre" me 53,6%,  "Ushqime, pije, duhan" me 38% dhe "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" me 33,5%. Eksporti i grupit "Lëkurë dhe artikujt prej tyre" u ul me 4,1%.

Në Shkurt 2014 importi i mallrave arriti vlerën  39 mld lekë, duke u rritur me 17% në krahasim me Shkurt  2013, dhe 11,8% në krahasim me Janar 2014. Rritje më të ndjeshme kanë patur importet e grupeve: "Lëkurë dhe artikujt prej tyre" me 59%, "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" me 57,1% dhe "Tekstile dhe këpucë" me 29,4%. Importi i grupeve: "Ushqime, pije, duhan" u ul me 7,1%.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 66,6% të të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (40,7%), Greqia (6,9%), Kina (6,4%) dhe Turqia (5,7%).

Publikimi i radhës
Tregtia e Jashtme, Mars 2014
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al