Tregtia e Jashtme, Nëntor 2015

Në muajin Nëntor 2015 eksportet e mallrave arritën vlerën 19 mld lekë, duke u ulur me 9,1 % në krahasim me Nëntor 2014 dhe 3,8 % në krahasim me Tetor 2015.

Importet e mallrave në muajin Nëntor  2015 arritën vlerën 49 mld lekë, duke u rritur me 1,7 % në krahasim me Nëntor 2014 dhe duke u ulur me 2,7 % në krahasim me Tetor 2015. Deficiti tregtar i këtij muaji është 29 mld lekë, duke u rritur me 10,3 % krahasuar me Nëntor 2014 dhe duke u ulur me 2,0 % në krahasim me Tetor 2015.

Publikimi i radhës
Tregtia e Jashtme, Dhjetor 2015
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al