Tregtia e Jashtme, Nëntor 2016

Në muajin Nëntor 2016 eksportet e mallrave arritën vlerën 23 mld lekë, duke u rritur me 17,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 5,4 % në krahasim me Tetor 2016.

Importet e mallrave në muajin Nëntor 2016 arritën vlerën 49 mld lekë, duke u rritur me 0,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 1,0 % në krahasim me Tetor 2016. Deficiti tregtar i këtij muaji është 26 mld lekë, duke u ulur me 10,5 %, krahasuar me Nëntor 2015 dhe me 6,0 % në krahasim me Tetor 2016.

Publikimi i radhës
Tregtia e Jashtme, Dhjetor 2016
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al