Tregtia e Jashtme, Shtator 2016

Në muajin Shtator 2016 eksportet e mallrave arritën vlerën 21 mld lekë, duke u rritur me 0,6 % në krahasim me Shtator 2015 dhe 25,0 % në krahasim me Gusht 2016.

Importet e mallrave në muajin Shtator 2016 arritën vlerën 47 mld lekë, duke u rritur me 6,0 % në krahasim me Shtator 2015 dhe 0,3 % në krahasim me Gusht 2016. Deficiti tregtar i këtij muaji është 27 mld lekë, duke u rritur me 10,6 % krahasuar me Shtator 2015 dhe duke u ulur me 13,2 % në krahasim me Gusht 2016.

Publikimi i radhës
Tregtia e Jashtme, Tetor 2016
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al