Tregtia e jashtme, Nëntor 2017

Në Nëntor 2017 eksportet e mallrave arritën vlerën 25 mld lekë, duke u rritur me 11,0 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 2,3 %, në krahasim me Tetor 2017. Importet e mallrave, në Nëntor 2017, arritën vlerën 54 mld lekë, duke u rritur me 10,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me 5,3 %, në krahasim me Tetor 2017. Deficiti tregtar i këtij muaji është 29 mld lekë, duke u rritur me 9,3 %, krahasuar me Nënor 2016 dhe duke u ulur me 11,1 %, në krahasim me Tetor 2017.

Publikimi i radhës
Tregtia e jashtme, Dhjetor 2017
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al