Kosto e Punës

Publikimi “Kostot e Punës” përmban të dhëna të detajuara mbi strukturën e kostove të ndërmarrjeve për faktorin e prodhimit punë. Kostot e punës janë komponenti kryesor i kostos së prodhimit të të mirave dhe shërbimeve dhe i korrespondojnë kostove të një punëdhënësi për punësimin e stafit punonjës.

Megjithëse kostot e punës nuk janë i vetmi faktor përcaktues për të zgjedhur vendin ku do të lokalizohet një biznes, ata përbëjnë një nga faktorët kyç.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Anketa e Kostove të Punës 2017

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Anketa e  Kostove të Punës kryhet pranë ndërmarrjeve dhe përbën një nga burimet kryesore për të matur nivelet dhe përbërjen e kostove të punës, Kostot e punës përbëjnë komponentin më të rëndësishëm të kostos së prodhimit të të mirave dhe shërbimeve dhe i korrespondojnë kostove të një punëdhënësi për punësimin e stafit punonjës.

Baza ligjore

  • Ligji Nr. 9180, datë 5.2.2004 "Për statistikat zyrtare", i ndryshuar;
  • Programi Kombëtar i Statistikave Zyrtare 2017-2021
  • Council Regualtion 530/1999, Commission Regulation 1737/2005

Variablat kryesore të të dhënave administrative mbi Koston e Punës grupohen në këto kategori:

Variablat e identifikimit

  • NIPT, Emri, Adresa, Komunikimi (Tel, Faks etj.)

Variablat shtresor

  • Aktiviteti ekonomik kryesor, Madhësia sipas të punësuarve,

Variablat ekonomik

  • Paga bruto gjithsej, Kontribute punëdhenesi dhe punëmarresi , orë të punuar adhe jo të punuara, shperblime dhe shtesa te tjera te rregullta ose jo te rregullta dhe shpenzime te tjera për stafin punonjes.

Burime statistikore

  • Anketa e Kostos së Punës;

Burimet për përditësimin e variablave

Burime statistikore

  • Anketa e Kostos së Punës;

Variablat që përditësohen janë:

Paga bruto gjithsej, Kontribute punëdhenesi dhe punëmarresi , orë të punuar adhe jo të punuara, shperblime dhe shtesa te tjera te rregullta ose jo te rregullta dhe shpenzime te tjera për stafin punonjes.

Përkufizime

  • Kostot e punës i referohen shpenzimeve totale që kryejnë punëdhënësit për stafi n e punësuar, Ato përfshijnë kompensimin për të punësuarit, i cili përbëhet kryesisht nga pagat bruto në kesh ose në natyrë dhe kontributet e sigurimeve shoqërore që paguan punëdhënësi, kostot e trajnimit profesional, shpenzime të tjera si kostot e rekrutimit dhe shpenzimet për veshje pune, taksat e punësimit nga të cilat zbriten subvencionet e marra,
  • Kostot mesatare orare të punës janë kostot vjetore të punës pjesëtuar me numrin e orëve punuar gjatë vitit të referencës,
  • Kostot e punës në muaj për të punësuar kundrejt pagesës janë kostot vjetore të punës të pjesëtuara me 12 dhe me numrin mesatar të të punësuarve kundrejt pagesës gjatë vitit të referencës (konvertuar në ekuivalente të kohës së plotë),
  • Të Punësuarit me Pagë janë të gjithë personat që punojnë direkt me ndërmarrjen dhe marrin pagesë nga punëdhënësi
  • Të punësuar me pagë me kohë të plotë janë ata persona orët e zakonshme të punës së të cilëve janë të njëjta me orët rënë dakord kolektivisht ose me orët e zakonshme të punuara në ndërmarrje, edhe në se kontrata është për më pak se një vit,
  • Të punësuar me pagë me kohë të pjesshme janë personat që përgjithësisht punojnë më pak orë se të punësuarit me pagë me kohë të plotë të të njëjtës ndërmarrje,
  • Praktikantët janë të punësuarit me pagë që akoma nuk marrin pjesë tërësisht në procesin e prodhimit dhe që punojnë ose nën një kontratë stazhi ose në një situatë në të cilën trajnimi profesional predominon kundrejt produktivitetit,
  • Numri mesatar i orëve në javë të punuara zakonisht -janë orët e punuara zakonisht ose orët e kontraktuara për një të punësuar me pagë të kategorive që vijojnë: një i punësuar me pagë me kohë të plotë,një i punësuar me pagë me kohë të pjesshme,një praktikant
  • Pagat për të punësuarit me pagë me kohë të plotë dhe të pjesshme përfshijnë shpërblimet, pagesën për copë dhe punën me turne, shtesat/dietat, honorarët, bakshishet, komisionet dhe pagesat në natyrë,
  • Pagesat direkte, shpërblimet dhe shtesat përfshijnë vlerat e çdo kontributi social, taksave mbi të ardhurat, etj, të pagueshme nga i punësuari me pagë edhe në se ato faktikisht mbahen nga punëdhënësi dhe paguhen direkt në skemat e sigurimeve shoqërore, tatim-taksat etj, në emër të të punësuarit me pagë,
  • Pagesat për ditët kur nuk është punuar (përfshihet vetëm pjesa e mbuluar nga punëdhënësi) Kompensimi paguhet për lejen e dhënë ligjore, të kontraktuar ose vullnetare dhe për festat publike apo ditë të tjera të paguara kur nuk punohet,
  • Pagesa në natyrë ose Përfitimet shtesë, janë pagat dhe rrogat të cilat nuk janë transaksione kesh, ata janë mallrat, shërbimet, apo përfitime të tjera të cilat sigurohen falas ose me çmime të reduktuara nga ana e punëdhënësit për të punësuarit me pagë,
  • Kontributet e punëdhënësit për sigurimet shoqërore (përjashtuar praktikantët) janë kontributet shoqërore të dhëna nga punëdhënësit në mënyrë që të sigurojnë për punonjësit e tyre (me kohë të plotë dhe të pjesshme) të drejtën për përfitime sociale,
  • Kostot e trajnimit profesional të paguara nga punëdhënësi janë shpenzimet për shërbimet dhe lehtësirat për trajnimet profesionale,
  • Taksat e punësimit (Jo taksat mbi të ardhurat) mbulojnë të gjitha taksat në bazë të faturës së pagave dhe rrogave, ose në punësim, Këto taksa janë konsideruar si kosto pune, Gjithashtu mbulon taksat ndëshkimore të paguara nga punëdhënësit për punësimin e shumë pak personave me aftësi të kufizuar, si dhe taksa të tjera të ngjashme,
  • Subvencionet e marra nga punëdhënësi janë të gjitha shumat e marra në formën e subvencioneve të një natyre të përgjithshme nga ana e punëdhënësit me qëllim që të kthehen një pjesë ose të gjitha si kosto e shpërblimit të drejtpërdrejtë të punonjësve, por nuk ka për qëllim për të mbuluar shpenzimet për sigurimet shoqërore ose trajnimet profesionale,
  • Periudha e referencës - Të dhënat e mbledhura nga anketa e kostove të punës i referohen vitit 2016 i cili është dhe viti referencë.