Anketa për Kostot e Punës, 2016

INSTAT publikon rezultatet kryesore të Anketës së Kostos së Punës (AKP), duke iu referuar vitit financiar 2016. Anketa është kryer në terren në periudhën Prill-Maj 2017 dhe ndjek një periodicitet 4 vjeçar. Anketa e Kostos së Punës kryhet pranë ndërmarrjeve dhe përbën një nga burimet kryesore për matjen e niveleve dhe përbërjes së kostove të punës. Kostot e punës përfshijnë pagesat për punonjësit, pagat në kesh dhe në natyrë, kontributet për sigurimet shoqërore – pjesa e punëdhënësit, kostot e trajnimit profesional, shpenzime të tjera të kryera nga ndërmarrja si për rekrutimin e punonjësve, për veshje, strehim, si dhe shpenzime të tjera.

Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al