Rezultate të Anketës së Forcave të Punës, T3 - 2014

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014, sipas Anketës së Forcave të Punës, numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç është 1.043.058 persona.

Numri i personave të papunë të moshës 15-64 vjeç është 219.585 persona.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014 në Shqipëri:

  • Për popullsinë e moshës 15-64 vjeç shkalla e papunësisë është 17,4 %.
  • Për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë është 32,4 %.
  • 63,4 % e popullsisë 15-64 vjeç është aktive në tregun e punës, pra e punësuar ose në kërkim aktiv të një pune.
  • Shkalla e punësimit për popullsinë e moshës 15-64 vjeç është 52,3 %.
  • Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013 shkalla e punësimit është rritur me 3,7 pikë përqindje, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është rritur me 4,8 pikë përqindje, dhe shkalla e papunësisë është rritur lehtë me 0,2 pikë përqindje (grupmosha 15-64 vjeç).
  • Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2014, shkalla e punësimit është rritur me 1,8 pikë përqindje, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është rritur me 2,1 pikë përqindje, dhe shkalla e papunësisë ka rënie të lehtë prej 0,2 pikë përqindje (grupmosha 15-64 vjeç)...
Publikimi i radhës
Rezultate të Anketës së Forcave të Punës T4 - 2014
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al