Rezultate të Anketës së Forcave të Punës, Tr 4 - 2013

Numri i personave të papunë 15-64 vjeç sipas ATFP-së vlerësohet të jetë 189.230 persona

Gjatë tremujorit të katërt 2013 sipas vlerësimeve të marra nga Anketa Tremujore e Forcave të Punës (ATFP) numri i të punësuarve 15-64 vjeç në Shqipëri ishte 922.840 persona. Numri i personave të papunë 15-64 vjeç sipas ATFP-së vlerësohet të jetë 189.230 persona. Shkalla e papunësisë për popullsinë në moshë pune 15-64 vjeç ishte 17%. Gjatë tremujorit të katërt 2013 në Shqipëri:

  • 58,4 % e popullsisë në moshë pune ishte aktive në tregun e punës, pra e punësuar ose në
  • kërkim aktiv të një pune
  • 48,5 % e popullsisë në moshë pune ishte e zënë në punë
  • 28 % e të rinjve ekonomikisht aktivë të moshës 15-29 vjeç ishin të papunë
  • 17,9 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive e moshës 15-64 vjeç ishin të papunë të dekurajuar

Krahasuar me tremujorin e tretë të po të njëjtit vit shkalla e papunësisë u rrit me 0,1 pikë përqindje...

Publikimi i radhës
Rezultate të Anketës së Forcave të Punës T1 - 2014, do të publikohet në datën 10/06/2014
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al