Rezultate të Anketës së Forcave të Punës, T4 - 2014

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2014, sipas Anketës së Forcave të Punës, numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç është 1.039.336 persona. 

Numri i personave të papunë të moshës 15-64 vjeç është 227.407 persona.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2014 në Shqipëri:

Për popullsinë e moshës 15-64 vjeç shkalla e papunësisë është 18,0 %.
Për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë është 33,9 %.
63,6 % e popullsisë 15-64 vjeç është aktive në tregun e punës, pra e punësuar ose në kërkim aktiv të një pune.
Shkalla e punësimit për popullsinë e moshës 15-64 vjeç është 52,1 %.
Shkalla e punësimit për meshkujt është 13,8 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.
Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2013 për popullsinë 15-64 vjeç:
Numri i të punësuarve është rritur me 82.629 persona.
Numri i personave të papunë është rritur me 30.459.
Numri i personave në moshë 15-64 vjeç jashtë tregut të punës ka rënë me 105.113.
Shkalla e papunësisë për femrat është rritur me 1,5 pikë përqindje, ndërsa për meshkujt ka rënë me 0,5 pikë përqindje.
Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2014 për popullsinë 15-64 vjeç:
Numri i të punësuarve është ulur me 3.722.
Numri i personave të papunë është rritur me 7.821.
Numri i personave në moshë 15-64 vjeç jashtë tregut të punës ka rënë me 3.903.
Shkalla e papunësisë ka rënë me 0, 2 pikë përqindje për meshkujt dhe është rritur me 1,6 pikë përqindje për femrat.

Publikimi i radhës
Rezultate të Anketës së Forcave të Punës, Tr 1 - 2015
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al