Anketa Tremujore e Forcave të Punës, T1 - 2018 | Instat

Anketa Tremujore e Forcave të Punës, T1 - 2018

Në tremujorin e parë 2018, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 59,2 %. Gjatë këtij tremujori, në terma vjetorë punësimi shfaq tendencë në rritje: krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017, punësimi u rrit me 4,9 %. Në terma tremujorë, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2017, punësimi pësoi një rritje prej 0,8 %.

Në tremujorin e parë 2018, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 12,5 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 1,7 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e katërt 2017, shkalla zyrtare e papunësisë pësoi një rënie prej  0,9 pikë përqindje.

Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al