Struktura e të Ardhurave nga Puna

Publikimi “Struktura e të ardhurave nga Puna” përmban të dhëna mbi të ardhurat nga puna të strukturuara sipas karakteristikave kryesore të të punësuarve (gjinia, mosha, niveli i arritjeve, profesioni etj.) dhe ndërmarrjeve (aktiviteti ekonomik, madhësia etj.). Burim i këtyre të dhënave është Anketa e Strukturës së të Ardhurave nga Puna për vitin 2018 (ASAP 2018) i realizuar nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë.

Publikimi i radhës
Anketa e Strukturës së të Ardhurave nga Puna (ASAP) 2019

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Anketa e Strukturës së të Ardhurave nga puna është një vrojtim pranë ndërmarrjeve që kryhet me një frekuencë katërvjeçare. Anketa mbledh informacion mbi të ardhurat reale të marra nga një i punësuar në një aktivitet të caktuar ekonomik për muajin Tetor dhe vitin e referencës 2018. Informacioni i mbledhur lidhet me të ardhurat e paguara nga punëdhënësi për çdo "punëmarrës” që do të thotë të ardhurat për çdo pozicion pune. Kjo anketë nuk mbulon të ardhurat e të njëjtit person punësuar diku tjetër në një punë të dytë ose të tretë.

Baza Ligjore

Baza Ligjore mbi të cilën mbështetet vrojtimi katërvjeçar statistikor mbi Statistikat strukturore të Pagave dhe Kostos së Punës përbëhet nga

  • Ligjit nr. 17/2018 “Për statistikat zyrtare”,
  • dhe Programi Statistikor Kombëtar për periudhën 2017-2021.
  • Rregulloret e Këshillit Evropian Nr. 530 / 1999, , Nr. 1916 / 2000 (ndryshuar) dhe Nr. 1738 / 2005 të BE

 

Variablat kryesore të të dhënave administrative mbi të Ardhurat nga Puna grupohen në këto kategori:

Variablat e identifikimit

  • NIPT, Emri, Adresa, Komunikimi (Tel, Faks etj.)

Variablat shtresor

  • Aktiviteti ekonomik kryesor, Madhësia sipas të punësuarve,

Variablat ekonomik

  • Paga bruto gjithsej, Kontribute punëdhenesi dhe punëmarresi , ditë të punuar adhe jo të punuara, shperblime dhe shtesa te tjera te rregullta ose jo te rregullta dhe shpenzime te tjera për stafin punonjes.

 

Burime statistikore

  • Anketa e Strukturës së të Ardhurave nga Puna;

Përkufizime statistikore

Në anketë janë përfshirë të gjithë të punësuarit me pagë referuar muajit Tetor 2018, të cilët janë të kategorive të mëposhtëme:

- Përfaqësuesit e shitjeve, duke siguruar që ata janë në listën e pagave dhe marrin forma të tjera shpërblimi përveç atyre nga komisionet,

-  Praktikantët,që trajtohen me pagë,

- Studentë dhe të trajnuar të cilët kanë një angazhim formal për të kontribuar në procesin e prodhimit të njësisë në këmbim të shpërblimit,

- Punëtorë me aftësi të kufizuara, me kusht që marrëdhënia formale ose informale e punëdhënësit për punonjësin është në këmbim të pagesave në para kesh ose në natyrë,

- Njerëzit që kryejnë aktivitete prodhuese të paguara nga programet e punësimit nëpërmjet një punëdhënësi sipas kontratës së punës,

- Punonjësit e përkohshëm të rekrutuar, të punësuar dhe që paguhen nga agjencitë e punësimit për të punuar diku tjetër,

- Punëtorët sezonalë dhe të rastit, nëse kanë një marrëveshje formale apo joformale me ndërmarrjen ose njësinë lokale dhe orarin e punës të paracaktuar,

- Punonjësit për të cilët kanë lindur shpenzimet e punës në periudhën referuese, por

të cilët përkohësisht nuk janë në punë për shkak të sëmundjes ose paaftësisë, pushimit ose lejeve, për shkak të grevës, lejeve për arsimim ose trajnim, etj

- Ata persona që punojnë aktualisht jashtë shtetit por që vazhdojnë të marrin shpërblime nga njësia raportuese,

- Nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë të punësuar pranë njësisë lokale,

- Forcat e armatosura, si dhe edhe rekrutët që punojnë për civilët,

- Përfaqësuesit e fesë, nëse paguhen drejtpërdrejt nga institucioni jofitimprurës.

- Punonjësit që punojnë nga shtëpia, nëse ka një kontratë ose marrëveshje që këta punëtorë të paguhen në bazë të punës së kryer.

 

Të ardhurat mesatare bruto nga puna për vitin 2018 – janë të ardhurat reale faktike bruto për vitin kalendarik për një të punësuar me pagë, jo ato të pasqyruara në kontratën e punonjësit.

Të ardhurat mesatare mujore bruto 2018 - janë të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet bruto në para të paguara gjatë muajit referues (Tetor 2018) llogaritur përpara çdo zbritje tatimore dhe kontribute të sigurimeve shoqërore të paguara nga punëdhënësi.

 

Të ardhurat mesatare bruto për orë pune në muajin Tetor 2018 - paga mesatare bruto për orë pune që i paguhet punonjësit në muajin e referencës.

Pagesa dhe shperblime vjetore paguar jo në çdo periudhë pagese - përfshin, bonuse dhe pagesa të tjera që nuk shfaqen çdo periudhë të rregullt periodike.

Shembuj tipikë janë shpërblimet e festave të fundvitit pagesat për lejen e pa marrë, bonuset e produktivitetit etj.