Të mësuarit gjatë gjithë jetës

Anketa “Arsimi i të rriturve” përfshin pjesëmarrjen në arsim (zyrtar, jo zyrtar dhe informal) dhe trajnimet. Periudha e referencës për pjesëmarrje në arsim dhe trajnim është dymbëdhjetë muaj përpara momentit të intervistës. Studimi përqëndrohet në persona të moshës 25-64 vjeç, që jetojnë në njësitë ekonomike familjare.

Raporti i Cilësisë

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Anketa e Arsimit të të Rriturve

Rezultatet e anketës mbi pjesëmarrjen në arsim dhe trajnime, janë vendimtare për të mbështetur më mirë iniciativat e ndryshme politike që synojnë të mësuarit gjatë gjithë jetës. Kjo mund të vijë në ndihmë për hartimin e politikave dhe strategjive efikase për rritjen e aftësive të popullsisë duke ndikuar kështu në rritjen e punësimit.

 

Baza ligjore

  • Ligji nr. 9180, datë 5.2.2004 "Për statistikat zyrtare, i ndryshuar”

Variablat Kryesorë:

Pjesëmarrjen në aktivitetet e të mësuarit zyrtar ose jo zyrtar, sipas ofruesit dhe fushës së të mësuarit, mënyrës së kryerjes së  trajnimit (gjatë dhe jashtë orarëve të punës), sipas arsyeve të pjesëmarrjes (të lidhura ose jo me punën);
Kurset e filluar dhe të përfunduar me sukses sipas fushës,  kurse të papërfunduara, çertifikimin e arsimit dhe trajnimit sipas llojit të të mësuarit, mendimet mbi dobinë e të mësuarit;
Pengesat në pjesëmarrje (arsyet për mospjesmarrjen).

Periodiciteti

  • Çdo 5 – 6 vjet

Popullata

Një individ 25 – 64 vjeç në familjet e përzgjedhura

Baza e zgjedhjes

Baza e zgjedhjes e përdorur për Anketën e Arsimit të të Rriturve janë të dhënat e ZC-ve të Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011.

Madhësia e kampionit

5280 Njësi Ekonomike Familjare