Barazia Gjinore dhe Moshore

Barazia gjinore

Grupet e të dhënave për këtë temë tregojnë sjelljen e burrave dhe grave në fusha të tilla si arsimi, tregu i punës, të ardhurat dhe përfshirja sociale, shëndetësia dhe ekonomia dhe shoqëria digjitale. Gjithashtu ato paraqesin një përzgjedhje të të dhënave të INSTAT-it  të ndara sipas gjinisë.

Barazia e moshës

Grupet e të dhënave për këtë temë ilustrojnë situatën e grupmoshave të ndryshme ( me fokus tek moshat e reja dhe ato të moshuara ), në fusha të tilla si arsimi, tregu i punës, të ardhurat dhe përfshirja sociale shëndetësia dhe ekonomia dhe shoqëria digjitale.

Raporti i Cilësisë

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Metodologji

Aspektet gjinore dhe moshore janë një dimension çelës për të gjithë fushat e statistikave në nivel individual. Burimet kryesore të të dhënave mbi barazine gjinore dhe moshore janë: Anketat  sociale dhe burimet administrative. Anketat sociale  kanë metodologjinë e tyre me synimin që të mbledhin të dhëna të disagreguara sipas gjinisë dhe moshës. Gjithashtu dhe institucionet burim të të dhënave administrative në bazë të memorandumeve të bashkëpunimit me INSTAT janë të orientuara drejt mbledhjes së të dhënave të disagreguara sipas gjinisë dhe moshës. Për thellim të mëtejshëm për metodologjisë së anketave referojuni seksionit të metodologjisë të anketës përkatëse.

Hendeku Gjinor i Pagave është një tregues i cili paraqet diferencat në të ardhura ndërmjet femrave dhe meshkujve. Këto diferenca janë rrjedhojë e faktorëve të ndryshëm duke filluar që nga zgjedhjet e ndryshme në tregun e punës deri tek diskriminimi gjinor. Ky tregues llogaritet si diferenca në pagë mesatare ndërmjet femrave dhe meshkujve. Zakonisht kjo diferencë raportohet si përqindje e pagës së meshkujve, pra:

Paga mesatare e meshkujve dhe femrave e përdorur për të llogaritur hendekun gjinor të pagave mund të jetë pagë orare, javore, mujore apo edhe vjetore.

Për llogaritjen e hendekut gjinor të pagave në Shqipëri është përdorur paga mesatare mujore e të punësuarve me kohë të plotë për vitin 2016, sipas bazës së të dhënave të listpagesave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Barazia gjinore përshkruan konceptin sipas të cilit të gjitha qëniet njerëzore, si gratë dhe burrat, janë të lirë të zhvillojnë aftësitë e personalitetit të tyre dhe të bëjnë zgjedhje pa kufizime të vendosura nga stereotipat, rolet e ngurta gjinore apo paragjykimet. Barazi gjinore do të thotë se sjelljet, aspiratat dhe nevojat e ndryshme të grave dhe burrave konsiderohen, vlerësohen dhe favorizohen në mënyrë të barabartë. Ajo nuk do të thotë se gratë dhe burrat duhet të bëhen njëlloj, por se të drejtat, përgjegjësitë dhe mundësitë e tyre nuk do të varen nga fakti nëse janë lindur femra apo meshkuj.

Indeksi i Pabarazisë Gjinore: IPB tregon humbjen potenciale në zhvillim njerëzor, si rezultat i pabarazive ndërmjet arritjeve të burrave dhe grave në dimensionet e shendetit riprodhues, fuqizimit politik, arsimor dhe  tregut të punës.