Statistikat e Krimeve, T4 - 2017 | Instat

Statistikat e Krimeve, T4 - 2017

Statistikat e mëposhtme paraqesin të dhëna për vepra penale kryesore dhe autorë për kategori të veçanta të evidentuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Klasifikimi i tyre është realizuar sipas klasifikimit të ri ndërkombëtar të krimeve për qëllime statistikore.

Në tremujorin e katërt 2017 janë evidentuar 10 vrasje me dashje, duke shënuar një ulje me 41,2 %, krahasuar me tremujorin e katër 2016. Në këtë grup bëjnë pjesë të gjitha ato vepra penale kundër jetës të kryera me dashje. Në vitin 2017 janë evidentuar 50 vrasje me dashje, me një rënie prej 29,6 %, krahasuar me vitin 2016.

Publikimi i radhës
Statistikat e Krimeve, T1 - 2018
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al