Migracioni dhe integrimi i migrantëve

Migracioni është një komponent i rëndësishëm, i cili ka një impakt në numrin e popullsisë. Një llogaritje bazuar në metoda indirekte mundësoi një vlerësim të numrit të emigrantëve shqiptarë gjatë periudhës midis dy Censuseve të fundit. Projeksionet e Popullsisë për periudhën 2011-2031, parashikojnë një rritje të migracionit neto megjithse ai do të ngelet negativ gjatë gjithë periudhës.

Raporti i Cilësisë

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Migracioni Neto

Lëvizjet e njerëzve që hyjnë dhe dalin nga vendi (migracioni ndërkombëtar), është komponenti më i vështirë për t’u matur, duke qenë se Shqipëria nuk ka ende një regjistër popullsie. Në këtë mënyrë ne përdorim të dhënat më të mira ’proxy’ për vlerësimin e migracionit, duke u bazuar kryesisht në të dhënat e mbledhura nga moduli i migracionit nëpërmjet anketës së forcave të punës kombinuar me koeficientët e projeksioneve të popullsisë 2011-2031.

Lëvizjet e brendshme

Lëvizjet e popullsisë brenda territorit të vendit, gjithashtu sigurohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile e cila i mundëson këto të dhëna në bazë vjetore. Përfshihen të gjitha lëvizjet e popullsisë të cilat janë shoqëruar me ndryshim të vendbanimit (qarkut) pasqyruar me regjistrim në zyrën e gjendjes civile të vendbanimit të ri të personit. Lëvizjet e brendshme të personave të cilat nuk janë shoqëruar me regjistrim në zyrat e gjendes civile respektive sipas vendbanimit të ri, nuk mund të merren parasysh.

Popullsia banuese: bazohet në konceptin e vendbanimit të zakonshëm. Sipas këtij përkufizimi përfshihen në popullsinë banuese të një viti, të gjithë ata persona që banojnë ose kanë si qëllim të banojnë në vend për të paktën 12 muaj, pavarësisht shtetësisë së tyre.

Migracioni neto: Është teprica (ose deficiti) i imigrantëve ndaj emigrantëve në një popullsi në një periudhë kohe të dhënë (I-E).