Popullsia e Shqipërisë, 1 Janar 2018

Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2018, rezulton 2.870.324 banorë duke pësuar një rënie me 0,2 % krahasuar me 1 Janar 2017.

Struktura e popullsisë sipas gjinisë në 1 Janar 2018 rezulton me 1.438.609 burra dhe 1.431.715 gra.

Gjatë vitit 2017, shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) është 8.637 banorë, duke pësuar një rënie prej 16,5 % krahasuar me një vit më parë. Migracioni neto (Imigrantë-Emigrantë) në vitin 2017, është -14.902 banorë.

Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al