Misione nga Eksperti kryesor/ Komponenti TI

01 Sep 2020 - 01 Dec 2020

Gjatë periudhës Shtator - Nëntor 2020, u zhvilluan 2 misione të KE3, Z. Guido Pieraccini. Misionet u përqëndruan në vlerësimin e nevojave të Teknologjisë së Informacionit (TI) mbi ecurinë e aktiviteteve referuar punës përgatitore për zbatimin e Censit të Popullsisë dhe Banesave. Në këtë kuadër, u rishikuan dhe riorganizuan aktivitetet për komponentin e TI si dhe u përgatitën specifikimet teknike për tabletët që do të përdoren nga stafi në terren (anketues dhe kontrollor) për mbledhjen dhe monitorimin e të dhënave në kohë e me cilësi, përmes pyetësorit elektronik.

Gjithashtu, u zhvillua trajnimi i stafit të TI mbi platformën CSPro (niveli mesatar dhe i avancuar), me një kohëzgjatje prej 5 ditësh secili.