Arsimi |

Arsimi

Niveli arsimor i popullsisë sipas anketës së forcave të punës për popullsinë mbi 25 vjeç tregon se ka diferenca të theksuara midis brezave dhe gjinisë.

Me arsim të detyruar janë 57% e grave dhe 47% e burrave, ndërsa me arsim të lartë janë 16% e grave dhe 15% e burrave mbi 25 vjeç.

79,5 % e popullsisë së grave mbi 65 vjeç është me arsim bazë, ndërkohë vetëm 62,3 % e burrave të kësaj grupmoshe janë me këtë nivel arsimor. Vetëm 4,8 % e grave në këtë grupmoshë kanë arsim të lartë, kundretj 14,1 % e burrave.

Ndërkohë për popullsinë 25-39 vjeç paraqitet një situatë tjetër, ku 29,8 % e grave të kësaj moshe janë me arsim të lartë, kundrejt 21,7 %  të burrave. Po në këtë grupmoshë 48,5 % e grave janë vetëm me arsim bazë kundrejt 44,7 % të burrave.




Kapitulli / Arsimi dhe punësimi / Arsimi