Forca e punës sipas aktivitetit |

Forca e punës sipas aktivitetit

Struktura e të punësuarve sipas statusit të aktivitetit tregon se 42,0% e grave janë të punësuara me pagë, ndërsa 23,0% e tyre janë punëtore pa pagesë në biznesin e familjes.

Për burrat e punësuar këto shifra janë përkatësisht 37,0% dhe 12,0%. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e burrave që punojnë janë të vetëpunësuar, 36,0%, ndërsa gratë e vetëpunësuara janë 23,0 %.

Sipas arsyeve të inaktivitetit, gratë mbesin jashtë forcës së punës kryesisht pasi janë duke përmbushur detyrat shtëpiake (31,6 %) ose sepse janë duke ndjekur shkollën (29,0%). Ndërsa vetëm 2,1% e burrave kanë si arsye të inaktivitetit të tyre përmbushjen e detyrave shtëpiake dhe 53,1% e tyre janë studentë ose nxënës.


Kapitulli / Arsimi dhe punësimi / Forca e punës sipas aktivitetit