Punësimi sipas sektorëve ekonomik |

Punësimi sipas sektorëve ekonomik

Për gratë dhe burrat e moshës 15-64 vjeç mbizotëron punësimi në sektorin e bujqësisë, por përqindja e burrave në këtë sektor është më e ulët sesa për gratë.

Në vitin 2017, në sektorin bujqësor janë punësuar 42,5% të të punësuarave gra, duke pësuar një rënie krahasuar me një vit më parë. Sektori i dytë që zë peshën më të madhe në punësimin e grave pas sektorit të bujqësisë është ai i administrimit publik, shërbimeve sociale, dhe aktiviteteve dhe shërbimeve të tjera, me 22,4%. Për burrat, sektori i dytë që zë peshën më të madhe në punësimin e tyre është sektori i tregtisë, transportit, hotelerisë, shërbimeve të biznesit dhe administrative, me 28,8%.

Kapitulli / Arsimi dhe punësimi / Punësimi sipas sektorëve ekonomik