Shëndeti |

Shëndeti

Për sa u përket grave, 3 shkaqet kryesore të vdekjeve janë grupsëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut (56,8 % e vdekjeve të grave), simptomat shenjat dhe sëmundje të papërcaktuara (18,9 % e vdekjeve të grave) dhe tumoret (13,1 % e vdekjeve të grave).

Tre shkaqet kryesore të vdekjeve të burrave janë të njëjta, por në këtë rast vdekjet nga tumoret janë më të shpeshta (19,4 % të vdekjeve të burrave) se ato nga simptomat, shenjat dhe sëmundjet e papërcaktuara (13,4 % e vdekjeve të burrave), ndërsa vdekjet si rezultat i sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut përbëjnë pak më shumë se gjysmën e vdekjeve të burrave (50,7 %).

Siç është shprehur edhe më lart, shkaqet kryesore të vdekjeve të grave dhe të burrave gjatë vitit 2017, kanë qënë sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut. Për këto sëmundje vërehen diferenca të larta gjinore për moshat nën 65 vjeç, ku numri i vdekjeve të burrave nga këto sëmundje për 100.000 banorë është afërsisht dy herë më i lartë se ai i grave. Për moshat mbi 65 vjeç, ky tregues është pothuajse i barabartë për të dyja gjinitë.

  1. Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut
  2. Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë
  3. Tumore
  4. Sëmundje të aparatit të frymëmarrjes
  5. Dëmtime traumatike dhe helmime
  6. Sëmundje endokrine të të ushqyerit
  7. Sëmundje të sistemit nervor qendror dhe të organeve të shqisave
  8. Sëmundje të organeve urogenitale
  9. Sëmundje të aparatit të tretjes
  10. Sëmundje mendore

Kapitulli / Jetesa dhe shëndeti / Shëndeti