Të jetuarit sëbashku |

Të jetuarit sëbashku

Raporti gjinor në lindje është 1,11 që tregon se për çdo 100 vajza të lindura, lindin 111 djem. Ky raport është më i lartë se raporti natyral, i cili është 1,05. Raporti gjinor per popullsinë gjithsej është 1.01, që do të thotë se për çdo 100 gra në Shqipëri jetojnë 101 burra. Megjithatë për moshat e vjetra, mbi 65 vjeç, numri i grave është më i madh se ai i burrave, ku për çdo 100 gra jetojnë 93 burra.

Nga të dhënat e Anketës së Buxhetit të Familjes, rezulton se numri i grave të cilat jetojnë vetëm është 2.2 herë më i madh se ai i burrave. Për grupmoshat e reja nën 44 vjeç, numri i burrave të cilët jetojnë vetëm është më i madh se ai grave, ndërsa për grupmoshat mbi 44 vjeç raportet ndryshojnë dhe numri i grave të cilat jetojnë vetëm është 2,7 herë më i madh se ai i burrave. Gratë që jetojnë të vetme me fëmijët e tyre  janë rreth 12 herë më shumë se numri i burrave në të njëjtat kushte dhe këto diferenca janë të konsiderueshme për të gjitha grupmoshat, me përjashtim të moshave mbi 75 vjeç.


Personat e vetëm dhe personat e vetëm me fëmijë sipas moshës dhe gjinisë së kryefamiljarit

Kapitulli / Jetesa dhe shëndeti / Të jetuarit sëbashku