Vendimarrja në biznes |

Vendimarrja në biznes

Në vitin 2017, përqindja e grave pronarëve apo administratorëve të ndërmarrjeve aktive është rritur në 29,7 % nga 26,8 % që ishte në vitin 2016.

Përqindja e pronareve/administratoreve gra është më e lartë në ndërmarrjet e vogla (me 1-4 të punësuar), 30,2 % por ka pësuar rritje në të gjitha kategoritë krahasuar me vitin paraardhës. Rritja më e madhe në vitin 2017, është regjistruar në ndërmarrjet me mbi 10 të punësuar, ku ka 5,0 % më shumë gra pronare ose administratore se një vit më parë.


Kapitulli / Vendimarrja dhe karriera / Vendimarrja në biznes