Publikimi |

“Burrat dhe Gratë në Shqipëri 2018”

Ky publikim interaktiv “Burra dhe Gra” në Shqipëri synon të paraqesë të dhëna dhe fakte në fusha të ndryshme sociale dhe ekonomike në vend sipas gjinisë.

Lexo më shumë

Hyrje

Jetesa, shëndeti, arsimi, punësimi dhe karriera

Ky publikim interaktiv “Burra dhe Gra” në Shqipëri synon të paraqesë të dhëna dhe fakte në fusha të ndryshme sociale dhe ekonomike në vend sipas gjinisë. Gjithashtu këto statistika tregojnë sa të ngjashëm apo të ndryshëm janë në jetën e përditshme burrat dhe gratë.

Publikimi është i ndarë në tre kapituj:

  1. Jetesa dhe shëndeti : Ky kapitull është i fokusuar në tregues demografik dhe shëndetësor si të dhëna mbi etapat e jetës, jetëgjatësinë, tipologjinë e njësive ekonomike familjare si dhe shkaqet e vdekjeve.

  1. Arsimi dhe punësimi : Ky kapitull përfshin të dhëna mbi nivelin arsimor të popullsisë sipas gjinisë dhe grupmoshës, pjesëmarrja e grave dhe burrave në forcën e punës sipas statusit të aktivitetit, të punësuar sipas sektorëve, hendeku gjinor në paga si dhe popullsia jo aktive 15+ sipas gjinisë dhe arsyes. Ky kapitull nxjerr në pah jo vetëm dallimet strukturore, por edhe pabarazitë midis grave dhe burrave.

  1. Vendimarrja dhe Karriera : Kjo pjesë paraqet të dhëna për gratë në vendimmarrje si dhe fuqizimin e tyre në fusha të ndryshme si politikëbërje dhe në biznes.