Nomeklatura

KlasaRev2
Klasa
3312
Përshkrimi i klasës
Riparimi i makinerive
Shpjegimi i klasës
Kjo klasë përfshin riparimin dhe mirëmbajtjen e makinerive dhe pajisjeve industriale si mprehjen dhe instalimin e lamave dhe sharrave, pajisjet e shërbimit të riparimit me saldim, riparimin makinerive dhe pajisjeve bujqë-sore apo makinerive dhe pajisjeve të tjera industriale e të rënda (si pirun, dhe pajisje të tjera të manovrimit të materialeve, veglat e makinës, pajisje ftohëse refrigjatore tregtare, pajisje ndërtimi dhe makineritë e nxjerrjes) që përfshihen në ndarjen 28. Kjo klasë përfshin: - riparimin dhe mirëmbajtjen e motorëve jo-vetëlëvizës - riparimin dhe mirëmbajtjen e pompave dhe pajisjeve lidhur me to - riparimin e valvolave - riparimin e elementëve të drejtimit dhe pajisjeve të transmetimit - riparimin dhe mirëmbajtjen e furrave industriale - riparimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të ngritjes e lëvizjes së materialeve - riparimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve ftohëse tregtare dhe pajisjeve të pastrimit të ajrit - riparimin dhe mirëmbajtjen e makinerive të përdorimit të përgjithshëm tipit tregtar - riparimin e veglave portative me motor të inkorporuar - riparimin dhe mirëmbajtjen e veglave dhe aksesorëve të makinave që shërbejne për prerjen e metalit dhe derdhjen e metalit - riparimin dhe mirëmbajtjen e veglave të makinave të tjera - riparimin dhe mirëmbajtjen e traktorëve të bujqësisë - riparimin dhe mirëmbajtjen e makinerive bujqësore dhe makinerive të pyjeve - riparimin dhe mirëmbajtjen e makinerive të metalurgjisë - riparimin dhe mirëmbajtjen e makinerive të nxjerrjes, ndërtimit, dhe naftës dhe zonave të gazit - riparimin dhe mirëmbajtjen e makinerive që përpunojnë ushqime, pije dhe duhan - riparimin dhe mirëmbajtjen e makinerive që prodhojnë veshje tekstile dhe lëkure - riparimin dhe mirëmbajtja e makinerive që prodhojnë letër - riparimin dhe mirëmbajtja e makinerive që prodhojnë produkte gome e plastike - riparimin dhe mirëmbajtjen e makinerive të tjera speciale të ndarjes 28 - riparimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të peshimit - riparimin dhe mirëmbajtjen e distributorëve automatik - riparimin dhe mirëmbajtjen e rregjistruesëve të parave - riparimin dhe mirëmbajtjen e makinave fotokopje - riparimin e kalkulatorëve, elektronike ose jo - riparimin e makinave të shkrimit
Përjashtimi i klasës
Kjo klasë nuk përfshin: - instalimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e furrave dhe pajisjeve të tjera ngrohëse, shih 43.22 - instalimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e ashensorëve dhe shkallëve lëvizëse, shih 43.29 - riparimin e kompjuterave, shih 95.11
Seksioni
C
Përshkrimi i Seksionit
Industria përpunuese
Nën seksioni
CM
Përshkrimi i nën seksionit
Prodhimi i mobiljeve, Industri të tjera p.k.t, Riparimi dhe instalimi i makinerive dhe pajisjeve
Ndarja
33
Përshkrimi i ndarjes
Riparimi dhe instalimi i makinerive dhe pajisjeve
Grupi
331
Përshkrimi i grupit
Riparimi i produkteve, makinerive dhe paisjeve metalike të fabrikuara

Kthehu tek lista