Niveli arsimor i popullsisë sipas Anketës së Forcave të Punës të vitit 2020, për popullsinë mbi 25 vjeç tregon se ka diferenca të theksuara midis brezave dhe gjinisë. Me arsim të detyruar (arsimi 8/9 vjeçar) janë 54,0 % e grave dhe 43,8 % e burrave, ndërsa me arsim të lartë janë 18,9 % e grave dhe 16,6 % e burrave mbi 25 vjeç.

Diferenca të mëdha në nivelin arsimor të ndjekur shihen edhe për popullsinë mbi 65 vjeç.

75,4 % e popullsisë së grave mbi 65 vjeç është me arsim bazë, kundrejt 55,7 % e burrave. Vetëm 6,1 % e grave në këtë grupmoshë kanë arsim të lartë, kundrejt 14,4 % e burrave.

Ndërkohë për popullsinë 25-39 vjeç paraqitet një situatë tjetër, ku 38,7 % e grave të kësaj moshe janë me arsim të lartë, kundrejt 26,4 % të burrave. Po në këtë grupmoshë 41,1 % e grave janë vetëm me arsim bazë kundrejt 34,9 % të burrave.

 

Kapitulli / Arsimi dhe punësimi / Arsimi