Shkalla e punësimit për popullsinë mbi 15 vjeç tregon diferenca midis burrave dhe grave. Sipas Anketës së Forcave të Punës, shkalla e punësimit të burrave është 66,9 % kundrejt 52,3 % të shkallës së punësimit të grave.

Struktura e të punësuarve sipas statusit të aktivitetit tregon se 43,3 % e grave janë të punësuara me pagë, ndërsa 22,8 % e tyre janë punëtore pa pagesë në biznesin e familjes.

Për burrat e punësuar këto shifra janë përkatësisht 41,6 % dhe 13,1 %. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e burrave që punojnë janë të vetëpunësuar, 33,3 %, ndërsa gratë e vetëpunësuara janë 21,5 %.

Sipas arsyeve të inaktivitetit, gratë mbesin jashtë forcës së punës kryesisht pasi janë duke përmbushur detyrat shtëpiake (18,8 %) ose sepse janë duke ndjekur shkollën (20,9 %). Ndërsa vetëm 0,6 % e burrave kanë si arsye të inaktivitetit të tyre përmbushjen e detyrave shtëpiake dhe 25,7 % e tyre janë studentë ose nxënës.

Kapitulli / Arsimi dhe punësimi / Forca e punës sipas aktivitetit