Jeta jonë është e përbërë nga etapa të ndryshme, të tilla si të shkuarit në shkollë, martesa, të paturit fëmijë, punësimi, pensioni. Në këto etapa vihen re diferenca të mëdha ndëmjet gjinive.

Analiza e këtyre etapave na tregon që:

Djemtë dhe vajzat e fillojnë arsimin e detyruar në moshën 6 vjeçare dhe pritet ta përfundojnë atë në moshën 16 vjeçare. Gratë martohen në moshë më të re se burrat, me një diferencë prej 3,4 vjet krahasuar me burrat. Gjithashtu edhe mosha e tyre mesatare në lindje është rreth 5,5 vjet më e vogël se ajo e burrave.

Një diferencë tjetër e rëndësishme midis burrave dhe grave është dhe jetëgjatësia. Në Shqipëri, gratë jetojnë më gjatë se burrat, jetëgjatësia në lindje e grave është 79,6 vjet, 4,4 vjet më shumë jetëgjatësia e burrave. Në përgjithësi burrat dalin në pension rreth 5 vjet më vonë se gratë. Mosha mesatare e daljes në pension, në vitin 2020 është 65,1 për burrat dhe 61,1 për gratë.

Kapitulli / Jetesa dhe shëndeti / Etapat e jetës